75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Haziri nënshkruan marrëveshjen trepalëshe për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi, kane nënshkruar marrëveshjen tripalëshe (MAPL – Komunë – SDC-DEMOS) për bashkëfinancim të projektit kapital nga granti i performancës komunale 2020.

“Gjilani ka fituar 430 mijë e 423 euro në saje të performancës së mirë nga MAPL-SDC-DEMOS dhe me këto mjete do të ndërtohet stacioni i ri i autobusëve, ku Komuna do të participojë edhe me 269 mijë euro”, thekson komunikata e lëshuar nga komuna e Gjilanit.

Tutje bëhet e ditur se  projekti total për ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve kap vlerën e 700 mijë eurove.

“Projekti total i ndërtimit të stacionit të ri të autobusëve kap vlerën e afro 700 mijë euro.

Me grantet e fituara në 3 vitet e fundit, Komuna e Gjilanit ka ndërtuar me bashkëfinancim Rrugën e Kumanovës, rrethrrotullimin në rrugën e Prishtinës dhe rrugët e infrasstrukturën nëntokësore në lagjen Porodin.

Ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të qeverive zvicerane, suedeze dhe norvegjeze”, përfundon komunikata.