75 Mall Live Search
22:38 / E Martë, 22 Korrik 2025 / Burim

Haziri: Nga sot, Republika në dorë të Presidentes – Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas kërkesës që ka dorëzuar sot Presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ngërçin institucional, ku përfshihet edhe kërkesa për masë të përkohshme lidhur me afatin e caktuar për konstituim.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka shkruar se nga sot, Republika është në dorë të Presidentes dhe se Kushtetuesja është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj.

“Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar!”, ka shkruar Haziri.