Haziri: Nuk votojmë më as për grua as për burrë, por për përfaqësues që dalin nga marrëveshjet politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar sërish rreth dështimeve për konsitutimin e Kuvendit.
Përmes një postimin në Facebook, Haziri ka shktuar se pa marrëveshje politike nuk do të ketë dalje nga kjo krizë në të cilën sipas tij Albin Kurti e ka futur vendi.
“Kemi votuar dy presidente gra, por me marrëveshje e për Republikën, që kishte besim e shpresë te populli. Kemi votuar pa kushte e kërkesa politike, edhe pse votuesit nuk e pëlqenin, por Republika duhet të ecte para”, ka shkruar Haziri, raporton IndeksOnline.
Sipas tij, tash, për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri.
“As për grua e as për burrë, por për përfaqësues që dalin nga marrëveshjet e veprimet politike, që nuk bartin njollën e kontrabandës politike, por të meritës politike”, ka shkruar Haziri.
Ai ka kritikuar insistimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti që me çdo kusht të tentojë votimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare.
“Ai që kundërshtoi gjithçka në këtë Republikë, e di më së miri ta kuptojë kundërshtimin politik dhe e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës. Republika, mbi të gjitha!”, ka përfunduar Haziri.
Kujtojmë që të shtunën ka dështuar edhe përpjekja e 24-të e konstituimit të Kuvendit. /IndeksOnline/