Haziri: Osmani do të bind çdo qytetar se është e duhura për të udhëhequr qeverinë
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili ishte një nga pretendentët për kandidat për kryeministër nga LDK’ja, ka folur pasi kjo parti e nominoi Vjosa Osmanin.
Haziri ka falënderuar kreun e LDK’së, Isa Mustafën, që ia ka lënë në dorë politikat e partisë gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ka thënë se Vjosa Osmani do të jetë pa dyshim kryeministrja e Kosovës.
“Unë e falëndëroj kryetarin për besimin që më delegoi politikat zgjedhore. Vjosa Osmani do të jetë kryeministre e Kosovës pa asnjë dyshim. Do ta rikthejmë LDK’në si forcën e parë politike”, ka thënë Haziri në konferencën për media.
Ai tutje ka shtuar se Osmani do të bind çdo qytetar se është e duhura për të udhëhequr qeverinë.
“Figura kryesore që ka me bind çdo qytetar do të jetë Vjosa Osmani”, ka thënë Haziri.