Haziri: Pa LDK, s’ka as zgjidhje as zgjedhje, LDK është e madhe
Nën-kryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi ka publikuar pamje nga pritja e kandidatit për kryeministër, Avdullah Hoti në qytetin e Gjilanit.
Përmes postimit, Haziri bëri të ditur emrat e pesë kandidatëve të LDK-së që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani, transmeton Indeksonline.
Ai u shprehë se pa LDK-në nuk ka zgjidhje e as zgjedhje.
Postimi i plotë:
Bashkë me strukturat e LDK-së në Gjilan, duke respektuar rregullat anti-COVID-19, e mirëpritëm kryeministrin aktual dhe në ardhje, mikun tim, Avdullah Hoti, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kemi me punu natë e ditë me ia zgjat mandatin sepse kemi shumë arsye për këtë. LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese.
Njëkohësisht, i prezantuam edhe pesë kandidatët tanë për deputetë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani. Pa LDK, s’ka as zgjidhje as zgjedhje. Roli i LDK-së është zhvillimi, ndërtimi dhe ruajtja e Republikës. LDK është e madhe. Na priftë e mbara!