Haziri pas dështimit të 33-të thotë se e gjithë kjo është e neveritshme, analizon dhe mesazhin e Trump për Kosovën

Pas dështimit të 33-të me radhë të konstituimit të Kuvendit, deputeti i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se kjo që po ndodh është e dëmshme dhe e neveritshme.
Derisa ka komentuar deklaratat e presidentit Donald Trump, Haziri ka thënë se roli i tij është e veçantë, e mbi të gjitha pesha specifike e qendrimit amerikan dhe roli i presidentit Trump në procesin e paqes dhe përmbylljen e shtetndertimit në Kosovë.
“ Është konfirmim i rolit të tij në arritjen e paqes mes dy popujve dhe e ka qu mesazhin tek popujt që janë në luftë, që detyrimisht të ofrohen për paqe. Paralajmërimi më i madh që duhet me marrë parasysh është rikthimi që ai e quan i Procesit të Paqes. E konfirmon qendrimin e LDK-së që marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme dhe e keqe. Ne besojmë që mes BE-së dhe administrates Trump do të ketë një koordinim sa i përket këtyre zhvillimeve. Roli i tij është e veçantë. Mbi të gjitha pesha specifike e qëndrimit amerikan dhe roli i presidentit Trump në procesin e paqes dhe përmbylljen e shtetndertimit në Kosovë, do të jetë kritik. Kështu që duhet me u bë gati. Kjo që po ndodh dhe sot me moskonstituumin e Kuvendit dhe mos funksionalizimin e Qeverisë është vonese e madhe që nuk arsyetohet, nuk justifikohet. Është e dëmshme dhe e neveritshme”, tha ai./Indeksonline./