75 Mall Live Search
23:31 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Haziri pas dy rasteve me koronavirus në Gjilan: Vetizolohuni, mbrojeni familjen tuaj

IKSHPK ka njoftuar se sonte janë konfirmuar edhe dy raste pozitive me koronavirus.

Dy rastet pozitive të sotme janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeçar dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeçare.

IndeksOnline ka kontaktuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, i cili ka apeluar tek qytetarët të vetizolohen.

Ai tha se ndërkohë po shikohet historiku i kontakteve të tyre me personat potencial me koronavirus.

“Po,janë konfirmuar dy raste të vecanta dhe po shihet historiku i kontakteve në këto momente.

Apeloj që veteizolimi dhe mos qarkullimi pa nevojë janë masat ma të mira mbrojtëse.Rr n’shpi dhe kujdesu me vete e familjen”, ka thënë ai.

Ndërsa, lidhur me karantiminim e qytetit, sikur komunat e tjera pas rasteve me koronavirus, Haziri ka thënë se Gjilani ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar këtë pandemi me të gjitha mekanizmat shëndetësor e institucional./IndeksOnline/