75 Mall Live Search
21:54 / E Diele, 10 Maj 2026 / F.R

Haziri për tubimin e LDK-së: Bashkimi i rugovistëve për rikthimin e madh

Ish-deputeti i Kuvendi, Lutfi Haziri, ka reaguar pas “tubimit të bashkimit” që kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pati me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se ky takim përfaqëson “bashkimin e rugovistëve” për rikthimin e madh të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Bashkimi i rugovistëve për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!”, ka shkruar Haziri.