13:06 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haziri: Po presim që një pjesë e familjes të vinë nga Kanada në Gjilan dhe të bëhet varrimi i të vdekurve

Dje Gjilani dhe e gjithë Kosova u trondit nga tragjedia ku një pjesëtare e Policisë së Kosovës vrau prindërit, dy vellëzërit dhe më pas veten.

Derisa hetuesia po mirret me rastin, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sot ka pritur ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, shkruan Indeksonline.

Në një postim të bërë në Facebook, Haziri ka falenderuar Veliun për këtë vizitë derisa ka thënë se janë në pritje që një pjesë e familjes Bllaca të vijnë nga Kanadaje dhe po përgatiten për ceremoninë e varrimit.

Ky është postimi i plotë:

E falënderoj ministrin e Brendshëm, mikun tim Agim Veliu, i cili sot është në vizitë për të parë nga afër zhvillimet pas tragjedisë që e përjetuam dje. Trupat e pajetë janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ne po presim që një pjesë e familjes të vinë nga Kanada në Gjilan dhe po përgatitemi për ceremoninë e varrimit bashkë me komunitetin e Cernicës dhe familjen Bllaca. Po ashtu, i falënderoj të gjitha institucionet e shtetit për solidaritetin e madh për Gjilanin për t’ua lehtësuar dhembjen!