14:38 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haziri: Pres që kjo Qeveri t’i ketë 101 zëvendësministra në ditën e 100-të (Video)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij, i ka dhënë 100 ditë kohë Qeverisë Haradinaj, që më pas të ketë reagim të fuqishëm opozitar.

Ai ka theksuar se pritja më e madhe nga ky ekzekutiv, është që numri i zëvendësministrave të shkojë në 101.

“Kemi një qeveri që është marrë me kompensime financiare dhe blerje të qetësisë politike. Nuk mund të ketë stabilitet, paqe sociale dhe qetësi, duke ndërhyre sikurse në rastin e Kumanovës, çështje e cila duhet të lihet në dorën e drejtësisë”, ka shtuar Haziri.

Sipas tij, kemi të bëjmë më një ekzekutiv ‘gllomaz’, e cila është konsumuese e madhe e buxhetit.

“Nëse flasim për zgjedhje të reja, unë mendoj se pasi të kryhen procedurat dhe betimi i kryetarëve të ri të komunave – do të zgjatë deri në fund të vitit. Janari e shkurti, ndonëse janë muaj të ftoftë, besoj së në aspektin politik nuk do të jenë të tillë”, ka shtuar Haziri, telegrafi.com

Videon lidhur me këtë çështje mund ta shikoni nga minuta e 24-të.