23:08 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / S Z

Haziri: Programi i LDK-së projekton rikthimin në fundamentet e Republikës, integrimit euroatlantik e jo izolimit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dhënë një koment për nismën e partisë, të titulluar “Rruga e Re”.  Ai beson se “Rruga e Re” është brend dhe emër për programin qeverisës.

“Sot, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët e koleget, finalizuam programin tonë “Rruga e re”, i cili projekton rikthimin në fundamentet e Republikës, të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi i plotë i Hazirit:

“Rruga e re” është brend dhe emër për programin qeverisës, ideologjia e logo e LDK-së janë vlera më e madhe që krenohemi.

Sot, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët e koleget, finalizuam programin tonë “Rruga e re”, i cili projekton rikthimin në fundamentet e Republikës, të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit.

Si program zhvillimor, i mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë, ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror në dekadën në vijim.