75 Mall Live Search
13:00 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / H F

Haziri: Propozimi i LDK-së s’po pranohet nga Kurti për shkak të interesave të tij personale

Propozimi  i LDK-së për një qeveri uniteti nuk pranohet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, për shkak te interesave të tij personale, duke e çuar Kosovën drejt një terri politik.

Kështu ka thënë deputeti i LDK-së Lutfi Haziri në ABC news.

Sipas tij, situata aktuale politike e krijuar në Kosovë, vështirë se zgjidhet edhe nëse mbahen zgjedhje te reja te parakohshme parlamentare.

“Kurti është kokëfortë dhe nuk ka asnjë plan për të ndryshuar qëndrimin e tij përballë ngërçit politik ku ndodhet vendi qe pas 9 shkurtit. Ai maksimumi mund të ndryshoj modalitet sjellje duke manipuluar subjekte te tjera politike”, ka thënë Haziri.

Parlamenti i ri i Kosovës nuk është konstituuar as pas 30 përpjekjesh, duke e lënë Kosovën kështu pa përfaqësim serioz edhe në arenat ndërkombëtare.