75 Mall Live Search
21:14 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Haziri: PSD është bërë pjesë e dialogut me kushte

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar Ekipin negociator që është bërë për të zhvilluar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Haziri ka thënë se PSD e Shpend Ahmemit është bërë pjesë e dialogut duke vendosur kushte.

Haziri në emisionin “Pressing”, në T7, ka thënë se PSD është duke përfituar në arenën ndërkombëtare.

“Përfituesja e momenti tët është PSD. Kjo parti ka fituar poena na rrafshin ndërkombëtarë. PSD nuk ka hyrë pa kushte në Ekipin negociator. Ata po ashtu kanë vendosur edhe kushte për votimin e buxheti”, ka thënë Hazri.

Ai ka thënë se edhe pasi të votohet buxheti në Kuvendin e Kosovës do te shihet se çfarë ka përfituar PSD

“Kur të përfundoj votimi i buxheti do të shihet se ata nuk do të mbesin keq”.