Haziri: Qeveria e re më shumë do t’i përngjajë qeverisë LDK-LVV

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet politike në vend dhe kandidimin e Abdullah Hotit si mandatar për kryeministër.
Ai ka thënë se edhe emri i tij është lakurar si kandidat për kryeministër në mbledhjen e sotme të LDK-së.
“Unë besoj që është prit mes Kujtim Shales, emrit tim dhe Vjosa Osmanit. Kujtimi edhe unë nuk jemi pranuar. Ka qenë z.Hoti i lakuar dhe ky është fakt nuk mund të jem i padrejtë. Por parimi që është vendos e ka dhënë një favorizim. Qeveria e re më shumë do t’i përngjajë qeverisë LDK-VV.
“Hoti ishte zv kryeminisër i parë nga LDK natyrshëm ka pasu mandej që ne në këtë fazë pasi që mocioni ndodhi që z.Hoti ta vazhdojë formatin e ri që i jep mundësi LDK-së me qeverisë me ndërtu një shumicë të re”, ka thënë ai në Debat Plus.