75 Mall Live Search
22:46 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Haziri: Rastet e reja janë kontakte familjare me një punëtore në një klinikë private në Prishtinë

Nëntë raste të reja me covid-19 janë shënuar në komunën e Gjilanit. Të infektuarit janë familjarë të një punëtoreje shëndetësore të një klinike private në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka reaguar duke kërkuar shtrëngim të masave.

Ky është postimi i plotë i Hazirit:

#Dita59. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam edhe për 9 raste të reja në Gjilan me #Covid19.

Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private, në Prishtinë.

Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontoll situaten dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën.

Fatkqeësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët.

Është domosdoshmëri që t’i shtrengojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme!