23:58 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haziri replikon kur thuhet se Gjilani s’ka përfaqësues në Qeveri: Abdixhiku nga Tërrnoci, Bajrami nga Radivojci!

Shpesh herë qytetarët dëshirojnë që të kenë ndonjë ministër apo deputetë nga radhët e çdo komune.

Siç duket qytetarët ndihen më të përfaqësuar kur kanë ndonjë nga rrethi i tyre.

Në një faqe në Facebook që ka të bëjë me Gjilanin, në një status kërkohej komenti i qytetarëve se si asnjë ministër nuk është nga radhët e Gjilanit (Anamoravës) në Qeverinë e Re të Kosovës.

Por për këtë ka reaguar kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, transmeton Indeksonline.

Haziri tha se Lumir Abdixhiku që pritet të udhëheqë ministrinë e Infrastrukturës është nga Lugina, saktësisht nga fshati Tërrnoc, në kufi të Gjilanit.

Poashtu ai shtoi se Hykmete Barami që pritet të udhëheqë ministrinë e Arsimit është nga Radivojci.

Kësisoj i bie që Gjilani në njëfarë formë ka dy përfaqësues në Qeverinë e Re./Indeksonline/