Haziri: Rinia e Gjilanit e vulosi fitorën e madhe të LDK-së në raundin e parë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli së bashku me nënkryetarin e këtij subjekti, Lutfi Haziri, po vazhdojnë tubimet me qytetarë për zgjedhjet e e 12 tetorit.
Në tubim me të rinjtë e Gjilanit, Haziri ka thënë se kjo mbështetje do të bëj që LDK të marr fitorën e madhe në raundin e parë.
“Të rinjtë e të rejat, në këtë tubim madhështor, ia dhanë krejt dashninë Arbërit, kryetarit në ardhje, Gentit, udhëheqësit të rinisë, Gresës, Donitës, Bejtë Kqikut (i riu) dhe listës kandiduese të LDK-së për Kuvendin e Komunës”, ka shkruar ndër të tjera ai.