75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haziri: Rinumërimi është i vetmi proces që zbardhë rezultatin e Prishtinës

Pas procesit të numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë , në komunën e Prishtinës i pari ka dalë Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, duke e lënë mbrapa Arban Abrashin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Ahmeti ka mbledhur 861 vota kurse Abrashi 733 prej tyre.

Këtij rezultati i janë gëzuar shumë vet Ahmeti dhe anëtarët tjerë të Vetëvendosjes.

Madje, tashmë festa ka filluar në kryeqytet nga aktivistët e VV-së.

Mirëpo, përkundër kësaj feste dhe gëzimi këtë rezultat duket se nuk do e pranojnë LDK.

Në një prononcim për Indeksonline, nënkryetari i saj, Lutfi Haziri, ka thënë se rinumërimi është i vetmi proces që do e zbardh rezultatin e Prishtinës, duke shtuar se do e shfrytëzojnë çdo udhë ligjore për Prishtinën dhe rinumërimin e votimit.

“Rinumërimi është i vetmi proces që zbardhë rezultatin e Prishtinës… do të shfrytëzojmë çdo udhë ligjore për Prishtinën dhe rinumërimin e votimit”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, Ahmeti tashmë ka ftuar gjithë qytetarët që të dalin sonte të festojnë në sheshin e Prishtinës, duke filluar nga ora 19:00./Indeksonline/