21:56 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / S Z

Haziri shpalos dy kushtet e Kurtit që janë të papranueshme për BE-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se dy nga gjashtë kushtet e Kurtit, që nuk janë të pranueshme për BE-në janë reciprociteti dhe çështja e strukturave paralele.

Sipas tij, këto janë në kundërshtim. Haziri pohoi se strukturat paralale janë struktura që nuk njihen nga partnerët ndërkombëtarë, pra nuk ekzistojnë.

Ndërkaq, kushti i dytë është organizimi i shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ky është parim i papërballueshëm për ta.

“Reciprociteti dhe çështja e strukturave paralele. Në kundërshtim. Strukturat paralele për partnerët ndërkombëtarë nuk ekzistojnë, ato janë bojkot, struktura që kanë dalë prej institucioneve.

Ne i identifikojmë si struktura të njëjta. Ndërkohë, reciprociteti merr organizimin e shqiptarëve në Kosovën lindore, është poashtu një nga parimet që s’mund e përballon”, tha Haziri në ATV.