75 Mall Live Search
23:56 / E Diele, 09 Maj 2021 / AR

Haziri: Shqipëria sa më parë të zbardh të vërtetën e vdekjes së tre kosovarëve

Sot janë varrosur tre anëtarët e familjes Haliti të cilët ndërruan jetë në Gjirin e Lalëzit.

Lidhur me këtë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre.

Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!/Indeksonline/

May be an image of one or more people, people standing and outdoors