75 Mall Live Search
15:51 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haziri: S’ka çështje që e ndalon marrëveshjen me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri pas takimit të grupeve punese me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se ndarja e përgjegjësive, struktura e qeverisë janë çështje që do të diskutohen në ditët në vazhdim nga liderët e partive.

Haziri tha se për çështjen e pozitës së presidentit është tejkaluar.

“Nuk ka çështje që e parandalon arritjen e marrëveshjes”, tha Haziri.

Kurse, Albulena Haxhiu nga VV tha se sot të gjitha çështje programore janë finalizuar.

“Sa i përket programit qeveritar ne kemi arrit 100 përqind përafrim të plotë. Për çështjet që kanë të bëjnë për ndarjen e përgjegjësive, para ditës së hënë ka me pasur takime prapë, ndërsa për arritjen e marrëveshjes kjo do të ndodhë shumë shpejt”, theksoi Haxhiu.

Ajo tha mund të ndodhë që deri në fillim të javës së ardhshme të arrihet marrëveshja finale