Haziri: S’kam pranuar të jem i nominuar për kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet e fundit politke në vend.
“Nuk kam pranu me qenë i nominuar, proflimi im për këtë fazë dhe agjenda që pritet është e njejtë. Nuk përputhna me këto figura, për shkak të koncepteve të mia politike por edhe për politika të brendshme. Qëllimet e mia politike i plasojë deri në vendimarrje”, ka thënë ai në T7, transmeton Indeksonline.
“Procesi që po hyjmë është i rëndë, e kemi përdor njohjet ndërkombëtare si sukses, kanë mbet sukseset e rënda pa u trajtu. Kanë mbet proceset e mbrendshme pa u trajtu, kanalizimet, lumenjtë. Kemi dhënë përparësi për procese popullore që na japin kredit te votuesit, këtu përfshirë popullizmin”, ka thënë tutje ai. /Indeksonline/