Haziri takohet me Metën, flasin për përballjen me Covidin-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Haziri e ka falënderuar presidentin Meta për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, në të gjitha proceset.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Faleminderit për mikpritjen presidentit të Republikës së Shqipërisë, mikut tim z. Ilir Meta. Biseduam për rrugën euroatlantike të shteteve tona dhe për situatën e përballjes me COVIDIN-19. Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, në të gjitha proceset!