75 Mall Live Search
22:18 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haziri: Të gjithë e dinë se unë jam i prirë për kritika, shkolla politike e LDK-së eviton kulturën e ndërskamsave

Raportime të shumta pati lidhur me raportet në mes nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri dhe bashkëpartiakëve të tij, ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Madje Haziri përmes një statusi në Facebook pati kritikuar edhe vendimet e fundit të qeverisë për kufizimin e punëve të gastronomisë.

Por pas kësaj, Haziri ka thënë se sa i përket ‘kritikave’ të gjithë e dinë që është i prirë për të kritikuar, transmeton Indeksonline.

Madje ai tha se rekomandimet për COVID-19 ndaj kryeministrit Hoti dhe qeverisë kanë qenë miqësore për të evituar përsëritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti.

“Sa i përket ‘kritikave’, të gjithë e dinë që unë nuk jam i prirë fort me kritiku. Rekomandimet për #Covid19 ndaj kryeministrit Hoti dhe qeverisë, kanë qenë miqësore për të evituar përsëritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti. Asgjë më shumë”, shkroi Haziri.

Ai poashtu tha se shkolla politike e LDK-së eviton kulturën e ndërskamsave.

“Ne e kemi Një qellim dhe Një vizion. Nuk ka luftë për pushtet e as ndërskamsa politike. Shkolla politike e LDK’së e lejon këtë qasje dhe eviton kulturën e ndërskamsave!”, shtoi Haziri./Indeksonline/