75 Mall Live Search
12:32 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haziri tha se LDK-ja s’bën kurrë koalicon me PDK-në, ia kthen Koci: Mos bani be rrejshëm!

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka reaguar ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së, i cili ka thënë se kurrë LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Koci përmes një postimi në Facebook, i drejtohet Hazirit që mos të bën be rrejshëm, pasi sa herë që LDK-ja ka thënë jo, iu kanë dal më vonë po.

Sipas Kocit, PDK-ja vendose për po ose jo.

“Impotenca politike e LDK-së!

PDK, është e gatshme edhe e vetme, për 100 metërshin edhe për maratonë!

Sa e sa herë keni thenë jo, e i’u ka dal po! Edhe tani si gjithherë, PDK, vendosë për po ose jo!

Mos bani be rrejshëm!”, shkruan Koci.