75 Mall Live Search
20:40 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haziri thotë se konvertimi politik u bë modë në Kosovë

“Konvertimi politikisht u bë modë në Kosovë, kështu thotë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Në “Prime Time”, ai ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë së tij, ku edhe tha se vendimi i Vjosa Osmanit për t’u larguar nga partia është e dhimbshme politikisht, shkruan Indeksonline.

Ai tha se tani në Kosovë është bërë modë konvertimi politik.

Madje Haziri thotë se politika në Kosovë e ka humb besimin.

Nënkryetari i LDK-së, edhe në emisionin “Rubikon” kishte përmendur konvertimin politikisht, duke thënë se të gjithë ata që konvertohen politikisht, dështojnë./Indeksonline/