Haziri thotë se LDK brenda një jave mban konventën në Gjilan ku do të zyrtarizoj kandidatin për kryetar të komunës

Lidhja Demokratike e Kosovës shumë shpejt pritet të organizoj një konventë në Gjilan e ku do të nominoj kandidatin e saj për kryetar të këtij qyteti.
Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Ai ka bërë me dije se konventa do të organizohet brenda një jave.
Nënkryetari i parë i LDK-së, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do t’i hyj garës për të vazhduar drejtimin e Gjilanit, duke thënë se ende ka kohë për këtë çështje.
As partitë tjera nuk i kanë zyrtarizuar pretendentet e tyre për kryetar të kësaj komune.
Në anën tjetër, përveç Gjilanit edhe në Prizren pritet të organizohet një konventë e tillë, ku LDK do të prezantoj zyrtarisht kandidatin për kryetar të këtij qyteti.
Dega e LDK-së në Prizren e ka nominuar Anton Qunin, por që mungon zyrtarizimi nga ana e qendrës në Prishtinë.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. Partinë janë në fazën finale të prezantimeve të kandidatëve të tyre për kryetar të komunave./Indeksonline/