Haziri thotë se nuk do të negociohet me Kurtin për postin e Presidentit

Nga LDK shprehen të vendosur se nuk do të negociojnë me kryeministrin Albin Kurti për postin e presidentit të vendit.
“Nuk negociojmë me Kurtin për çështjen e presidentit. Nuk kërkojmë asgjë nga lideri i VV’së. Bisedat me kandidaten për presidente duhet t’i qartësojmë së bashku. Presidenti është pozitë unitare. E garanton procesin kushtetues. Nuk duhet të vazhdojmë, nëse ka qenë një problem i mëhershëm që bordet kanë problem me politizim, atëherë duhet të ndodhë një prerje. Një ndalesë. Ajo duhet të garantojë këtë”, ka thënë ai.
Kur u pyet pse duhet biseduar vetëm me Osmanin ai u përgjigj kështu:
“Sepse ajo është kandidate”
“Nuk po kërkohet votë për president, por votë. Duhet të mirret vetëm pjesë në votim. Diskursi politik është që po kërkohet pjesëmarrje e 80 deputetëve”, shtoi Haziri.