75 Mall Live Search
10:14 / E Diele, 14 Mars 2021 / OSH

Haziri tregon a do ta mbajë në kryesi Abdixhikun nëse bëhet kryetar i LDK-së

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka folur para mediave pak minuta para fillimit të Kuvendit të LDK-së.

Ai ka thënë se pret një krysi të re e cila do ta kthejë fuqishëm LDK-në në skenën politike, duke thënë se së pari duhet të ndërhyhet nëpër degët e partisë në komuna në mënyrë që të bëhet përgatitja për zgjedhjet locale.

I pyetur nëse do ta mbajë në kryesi Lumir Abdixhikun nëse Haziri zgjidhet kryetar i LDK-së, ai ka thënë se nuk do të hakmerret ndaj asnjë kandidati.

“Natyrisht se po. Unë nuk e preferoj hakmarrjen apo diçka të tillë”, ka thënë Haziri.