75 Mall Live Search
23:26 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

Haziri tregon nëse do t’i bashkohet Vjosa Osmanit nëse s’bëhet kryetar i LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në “Debat” të RTK-së është përgjigjur se a do të bashkohej në një listë me Vjosa Osmanin për të vazhduar aktivitetin e tij politik nëse nuk zgjidhet kryetar i LDK-së

Haziri tha se nuk e sheh vetën jashtë LDK-së.

“Nuk e shoh vetën jashtë LDK’së. Unë mundem me pushu aktivitetin tim, me ulë dinamikën e punës dhe me hap hapësirë për të tjerët, për gjeneratën e re. Unë besoj në atë veprim, që domosdoshmërish do ta bëj, por nuk i bëj opsion”, tha Haziri në Debat të RTK’së.

Haziri shtoi se beson në misionin në LDK-së.

Nënkryetari aktual i LDK-së sonte nuk e ka mohuar se do të jetë kandidat për kryetar të ri të LDK-së, por ka thënë se kandidaturën e tij do ta bëjë të ditur një javë para Kuvendit zgjedhor që do të mbahet më 14 mars.