Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të kuvendit, Kosova nuk ka komoditet me shku në zgjedhje

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur kategorik kundër zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme pas atyre të 9 shkurtit.
Haziri ka thënë se nuk ka votë për shpërndarje të legjislativit, pasi vendi, siç thotë ai, nuk ka komoditet për zgjedhje të reja çdo tre muaj.
“Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë kërkesat dhe egot e liderëve politikë, në këtë rast të liderit të partisë së parë, janë për agjenda të fshehura politike. S’besoj që ka deputetë të arsyeshëm dhe mandat legjitim, përveç disave që kanë hyrë me vota të manipuluara dhe të vjedhura. Të tjerët nuk pranojnë të hyjnë në aranzhmane të tilla. Kosova nuk është shumë e pasur që çdo tre muaj të harxhojë kah shtatë milionë euro në zgjedhje”, deklaroi Haziri për Kosova Press.