Haziri: Uroj që VV-ja ta kalojë këtë klimaks dhe të arrijë një marrëveshje politike

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri pak para nisjes së seancës konstituive tha se nuk po shfrytëzohet e drejta për propozim të kandidatit për kryetar të kuvendit.
“Uroj që me e kalu këtë klimaks politik partia e parë dhe të arrijë një marrëveshje politike. Duhet të punohet shumë që të arrihet një marrëveshje politike”, tha tutje ai.
Haziri po ashtu renditi të këqijat që për momentin Kosova i ka si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.