75 Mall Live Search
19:06 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haziri: Vetëvendosje, kur të doni knej jemi

Amir Haziri, vëllai i Lutfi Hazirit, iu ka kthyer përgjigje aktivistëve të Vetëvendosjes që kanë filluar ta linçojnë pse Nënkryetari i LDK’së i përmendi zgjedhjet e reja nëse s’arrihet marrëveshja e koalicionit.

“Kur të doni, knej jemi”, ka shkruar Amir Haziri, duke publikuar një foto të Kryetarit të Gjilanit.

Vëllai i zyrtarit të LDK’së ishe tallur kohë më parë edhe me Vjosa Osmanin dhe Vetëvendosjen.

“Sa herë të shkojnë kta të VV-së te LDK-ja me folë për koalicion, po del Vjosa e po u thotë hajdeni më vonë se nuk janë burrat në shpi”, thuhet në postimin e Amir Hazirit në Facebook.

Lutfi Haziri ka udhëhequr fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e renditur partinë të dytën me kandidaten për Kryeministre Vjosa Osmanin.

Vetëvendosje kishte nisur luftën kundër Lutfi Hazirit edhe në kohën e fushatës elektorale duke e cilësuar Kryetarin e Gjilanit si njeri të PDK’së.

Përplasjen më të madhe Haziri e kishte pasur me Vetëvendosjen kur Albin Kurtin e kishte quajtur hajn të pulave.