23:18 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / B O

Haziri: Zgjedhjet nuk janë befasi, LDK-ja është e gatshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk është befasi nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje.

“Nuk është befasi për një vend që për katër vjet ka pasur gjashtë palë zgjedhje. Ky vend ka vuajtur për stabilitet, që prej shpalljes së pavarësisë nuk ka pasur stabilitet”, ka thënë Haziri në Politiko të Kanal10.

Ai më tej ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Opozita nuk është duke kërkuar zgjedhje, më falni, LDK-ja nuk është duke kërkuar zgjedhje, LDK-ja po kërkon përmbushje të obligimeve programore dhe qytetare”, ka thënë Haziri.