75 Mall Live Search
19:47 / E Premte, 21 Qershor 2024 / Gj. Sh

Hazrollaj futbollisti më i shtrejtë në Superligën e Kosovës

Futbollisti i Malishevës. Drilon Hazrollaj është futbollisti më i shtrejtë në Superligën e Kosovës.

Webfaqja e njohur, Transfermark ka bërë përditësimin e vlerës së futbollistëve, ku Hazrollaj është në vendin e parë nga futbollistët e Superligës, shkruan IndeksOnline.

Vlera e tij në treg llogaritet 750 mijë euro.

Në vendin e dytë është mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova me vlerë 700 mijë euro, ndërsa mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi është në vendin e tretë, me vlerë 650 mijë euro.

Kujtojmë që Drilon Hazrollaj sezonin që lam pas, ishte golashenuesi i dytë më i mirë në Superligë, me 25 gola të shënuar me fanellën e Malishev./IndeksOnline/