Hazrollaj: Malisheva do të mbetet gjithmonë pjesë e imja

Drilon Hazrollaj dje luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Malishevës.
Hazrollaj realizoi gol në barazimin 2:2 ndaj Prishtinës, që ia siguroi matematikisht Malishevës, kualifikimin në kualifikueset e “Conference League”.
Tani, ai do të bëjë hapin e radhës në karrierë duke iu bashkuar Rapidit të Bukureshtit në Rumani.
Futbollisti ka bërë një postim, ku ka theksuar se do mbetet gjithmonë falënderues ndaj klubit, teksa tha se Malisheva gjithmonë do mbetet në zemrën e tij.