Hazrollaj te Kombëtarja shqiptare? Flet agjenti i tij

Futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare.
Kështu ka deklaruar për IndeksOnlinen, agjenti i tij Kastriot Telaku.
“Ska kurrgjo të vërtetë në këtë mes, s’di kush po qet lajme as nuk kena ftesa, djali s’ka punu me shku anej, nuk di pse lodhen kot, u deklarua Telaku për IndeksOnlinen.
Së fundi ka pasur raportime se futbollisti i Malishevës, mund të braktisë Përfaqësuesen e Kosovës për atë të Shqipërisë.
Kujtojmë se sipas faqes “Transfermarkt”, cmimi i futbollistët të Malishevës arrin në 750 mijë euro. /Indeksonline/