75 Mall Live Search
22:43 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / Z S

Hebrenjet e Prishtinës shënuan festen e Hanukkah

Kjo festë zgjatë plot 8 dite dhe Qirinjet e pare u ndezen tek kisha ” Bashkesia e Popujve te Zotit” në Prishtine, pasi që Pastori Artur Krasniqi ja u kishte ofruar mundesinë hebrenjeve të Prishtinës që të shënojne këtë ditë.

Hanukkah e njohur edhe si Festivali i Dritave Ngjarjet historike mbi të cilat bazohet kremtimi janë regjistruar në Makabejtë I dhe II Mrekullia ndodhi në vitin 168 p.e.s. Juda Maccabee dhe luftëtarët e tij fituan për mrekulli dy beteja të mëdha, duke i mposhtur greko-sirianët në mënyrë vendimtare.

Hanukkah, që do të thotë “përkushtim”, është festivali që përkujton pastrimin dhe ripërkushtimin e Tempullit.

Hanukka është një nga festat më të dashura hebreje, plot dritë e gëzim dhe festë familjare.

Megjithatë, për shkak të masakrës së 7 tetorit dhe konfliktit të vazhdueshëm atje, kësaj radhe Hanukkes i mungon nje drite,sepse kemi ende fëmijë,të moshuar, burra dhe gra të mbajtur peng nga grupi terrorist i hamasit.

”Festivali i Dritave, festohet nga të gjithë njerëzit që e duan lirinë.” deklaroj Ridi Berisha nje hebre nga Prishtina.

Gezuar Hanukah!/Indeksonline/