08:39 / E Hënë, 11 Janar 2021 / C E

​Hebreu i parë në një pozitë të lartë në Shtetet e Bashkuara

Francis Salvador, më 11 janar 1775, u zgjodh anëtar i Kongresit provincial të Karolinës së Jugut, duke u bërë i pari hebre i zgjedhur në një pozitë të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Francis Salvador, pronar plantacionesh, u zgjodh në këtë post megjithëse Kushtetuta e shtetit të Karolinës së Jugut ua sanksiononte të drejtën e votës vetëm të krishterëve.

Më pas, ai u bë hebreu i parë që u vra gjatë Revolucionit amerikan. Ai po drejtonte një njësi të forcave policore të këtij shteti, kur u sulmua nga forcat monarkiste britanike dhe nga indianët e Amerikës.

Salvadori u plagos rëndë që në fazën e parë të luftimeve dhe vdiq disa ditë më vonë. Familja e tij rridhte nga hebrenjtë, të cilët ishin larguar nga Spanja në periudhën e Inkuizicionit.