75 Mall Live Search
18:18 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hedh mbeturina inerte, dënohet me 500 euro kompania ndërtuese në Prishtinë

Një kompanie ndërtimi në Prishtinë i është ndalur puna nga inspekcioni.

Kjo pasi që kompania kishte hudhur mbeturina inerte, shkruan Indeksonline.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka gjobitur kompaninë 500 euro dhe ka thënë se nuk do të lejohen punimet të vazhdonë derisa të ndërmerren masat adekuate për largimin e materialit inert.

“Hudhja e mbeturinave inerte nga katet e sipërme të ndërtesës shkakton ndotje dhe rrezik. Ndërpriten punimet ndërtimore derisa të ndërmerren masat adekuate për largimin e materialit inert.

Gjoba, e pashmangshme!”./Indeksonline/