75 Mall Live Search
21:39 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Hedh topin në bowling, në vend të birilave gruaja thyen ekranin (Video)

Një video e kapur gjatë një loje të Bowling është me të vërtetë qesharake.

Një grua nga Brazili, e quajtur Dorinha e cila kishte shkuar për të luajtur Bowling ka bërë një dëm të madh.

Ajo përgjatë kohës që dëshiron të gjuaj topin për t’i rrëzuar birilat, e gjuan aq lartë sa që godet televizionin ku shfaqën pikët dhe e thyen atë, transmeton Indeksonline.

E habitur nga ky gjest, ajo kthehet nga kamera duke mbajtur fytyrën me dy duart e saja.

“Tete Dorinha shënoi pikët në televizion”, ishte përshkrimi i videos e cila u shpërnda nëpër mediat sociale./Indeksonline/