12:40 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Hedhën poshtë apelet e VV-së dhe GERMIN për vendimin e KQZ-së për votimin e Diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në seancën e panelit që ka mbajtur dje ka marrë vendimin për apelet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës joqeveritare “GERMIN”, kundër vendimit të KQZ-së që ka të bëjë me verifikimin e aplikacioneve për regjistrim për periudhën e aplikimit për regjistrim të votuesve Jashtë Kosovës, transmeton IndeksOnline

Sipas një arsyetimi PZAP-ja thotë se, të njëjtat apele janë paraqitur kundër KQZ-së, në pikën 4 të vendimit të lartëcekur që përcakton se “Nëse aplikuesi nuk paraqitet në telefon, atëherë aplikacioni i refuzohet:”.

I njëjti institucion ndër të tjera në dokument thuhet se apelet janë të palejueshme.

VENDIM/Dokument