Hedhet shorti për Botërorin në Basketboll, SHBA me një rival të fortë në grup
Sot është hedhur shorti për Kampionatin Botëror në Basketboll që luhet këtë vit në Kinë.
Përfaqësuesja e Amerikës që është kandidati më serioz për titull bën pjesë në grupin E bashkë me Turqinë, Çekinë e Japoninë.
Mali i Zi që luan për herë të parë në këtë eveniment do të përballet në grup me Brazilin, Greqinë e Zelandën e Re.
Grup interesant është edhe grupi C ku ndeshjen Rusia, Argjentina, Korea e Nigeria.
Botërori në basketboll fillon me datë 31 gusht të këtij viti./Indeksonline/
