75 Mall Live Search
09:56 / E Diele, 08 Mars 2026 / B XH

Hegseth: Nëse vrisni amerikanë, ne do t’ju vrasim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka lëshuar një deklaratë të radhës në platformën X.

“Nëse vrisni amerikanë, nëse i kërcënoni amerikanët kudo në botë, ne do t’ju gjejmë pa kërkuar falje dhe pa hezitim, dhe do t’ju vrasim”, citohet të ketë thënë ai në një postim të bërë nga United States Central Command në X.

Një video-klip 21-sekondësh që shoqëronte këtë deklaratë shfaqte një seri pamjesh të “paklasifikuara”, ku duken automjete dhe struktura duke u bombarduar dhe shkatërruar nga forcat amerikane.

Në anën tjetër, Donald Trump ka “shprehur privatisht interes serioz” për dërgimin e trupave tokësore amerikane.

Ai e ka diskutuar këtë mundësi me këshilltarët dhe me zyrtarët republikanë jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ka paraqitur edhe vizionin e tij për një Iran pas përfundimit të konfliktit.