Heidenheimi konfirmon lëndimin e Paqaradës, pritet të mungojë për një kohë të gjatë

Leart Paqarada ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Dortmundit.
Ai u detyrua të lë fushën pas vetëm 8 minutave lojë, ku kishte këputur ligamentin.
Këtë e konfirmoi edhe klubi i tij Heidenheim, i cili njoftoi se kosovari do të mungojë për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë.
Ylli dardan, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim dhe më pas të fillojë rehabilitimin e tij./IndeksOnline/