75 Mall Live Search
22:46 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / MSH

Heidi është tifozja më e madhe e Demiralit, poston nga tribunat në finalen e “Champions-it” në Azi

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, mundohet në maksimum të jetë pranë bashkëshortit të saj, futbollistit Merih Demiral, në ndeshjet që ai zhvillon.

Lushtaku edhe sonte ishte në tribunat e stadiumit “King Abdullah Sports City”, aty ku ekipi i Demiralit, Al-Ahli, u shpall kampion i Ligës së Kampionëve në Azi.

Heidi kishte të vizatuar në gjoks numrin 28, që është numri që Demiral bartë në fanellën e tij.

E, krenaria për kupën e fituar, patjetër që ishte e madhe, shkruan IndeksOnline.

Heidi dhe Merihu u martuan në vitin 2021 dhe bashkë kanë dy fëmijë./IndeksOnline/