Heidi Klum vishet si pallua për “Halloween”, musafirët e quajnë “mbretëreshë të festës”

Heidi Klum ka surprizuar edhe këtë vit me kostumin e saj për Halloween.
Ajo u vesh si një pallua, teksa përreth vetes pati akrobatë të Cirque de Soleil, si pjesë e kostumit.
Në tërë këtë paradë të jashtëzakonshme mori pjesë edhe bashkëshorti i Klum, Tom Kaulitz, i veshur si një vezë, raporton Indeksonline.


Çifti janë veshur me këto kostume në festën e 22-të radhazi të cilën e organizon vet Heidi.
Musafirët, si çdo herë, kanë thënë se jo rastësisht Heidi Klum është “mbretëresha e Halloween-it”.
Më poshtë pamje.