75 Mall Live Search
23:06 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / Gj. Sh

Heidi me dedikim romatik për Romeon: Dua gjithçka që jemi ne

Një prej çifteve më të komentuar dhe të preferuar të “BBV3”, janë ata Heidi dhe Romeo, romanca e të cilëve vazhdoi më e fortë pas daljes së tyre nga shtëpia.

Siç e kemi parë kanë qenë gjatë gjithë kohës pranë njëri-tjetrit duke shijuar ditët e nxehta të verës sa në një vend në tjetrin.

Teksa momentalisht ndodhen në brigjet e bregdetit shqiptar, dyshja është parë në momente romantike me njëri-tjetrin, pamje të cilat janë ndarë dhe nga vetë çifti.

Sakaq, pak momente më herët Heidi ka ndarë disa fjalë zemre për partnerin e saj, Romeon:

“Unë dua gjithçka që është ndryshe,
e dua adrenalinën, me ty ka kuptim.
Unë dua gjithçka që është e egër,
dua gjithçka që është e kripur,
githçka që gërryhet, që të ndryshon përgjithmonë.

Më pëlqen gjithçka që lë
gjurmë, pak si heronjtë.
Unë dua githçka që jemi ne”