Hekuran Krasniqi publikon projektin e ri, këtë herë vjen në bashkëpunim
Këngëtari i mirënjohur, Hekuran Krasniqi ka lansuar projektin e ri muzikor.
Këtë herë ai është bashkuar me këngëtarin, Vani Gjuzi për të publikuar këngën e re ‘Boni Mashalla’.
Kënga e re u shoqëruar edhe me videoklip ndërsa për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur vet Hekurani, teksa orkestrimi është bërë nga Elton Neziri.
Kujtojmë që Krasniqi ka qenë edhe këtë verë mjaft aktiv si me projekte ashtu edhe me mbrëmje muzikore.
Ndërsa, ‘Boni Mashalla’ tashmë mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar në ‘Youtube’./Indeksonline/