75 Mall Live Search
13:09 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / A. M.

Hekuran Murati: Arkat fiskale po bëhen digjitale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë lajmin se Kosova po bëhet me arkat fiskale digjitale.

“Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë sistemin e arkave fiskale, nga ato hardwerike siç është aktualisht, në arka fiskale softwerike apo dixhitale. Sot e bëmë edhe lansimin e sistemit të ri, duke demonstruar edhe live se si funksionon.

Sistemi i ri që kemi ndërtuar mundëson komunikimin me ofruesit e softwerit përmes API, që nënkupton hapjen e tregut, pra më shumë konkurrencë dhe rrjedhimisht edhe kosto shumë më të lirë të operimit.

Pra, mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta.

Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal.

Në vijim, do të bëjmë edhe plotësimin e udhëzimit administrativ, për të mundësuar fillimin e pilotimit me sistemin e ri.

Do t’ju mbajmë të njoftuar për çdo zhvillim tjetër në këtë fushë. Stay tuned! qeveria digjitale”. /Indeksonline/